Art&Argëtim

Çfarë po ndodh në ‘Big Brother’? Futet një dron me një mesazh për Fifin: Nanush!

23 Tetor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh në ‘Big Brother’? Futet një

TIRANË– Mbrëmë ka pasur trazira në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Futbollisti Granit Cana vendosi që t’i shkëpuste marrëdhëniet mes tij dhe këngëtares Filloreta Raçi, duke u shprehur se nuk e sheh më shumë se shoqe.

Por deklarata e Granitit bëri që Fifit t’i përkeqësohet gjendja mbrëmë, por sot mori një surprizë dhe mesazh përkrahje nga fansat e saj jashtë shtëpisë.

“Fifi, të duam shumë! Nanushat,”- ishte mesazhi në pankartën e vendosur në dron që u shfaq brenda shtëpisë.

Ky mesazh e bëri të lumtur këngëtaren dhe banorët në shtëpi të cilët janë duke qëndruar afër saj pas ngjarjes së fundit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz big brother vip fifi big brother vip fifi

Sondazh

Poll