Art&Argëtim

Vrasja e Halyna Hutchins, reagojnë familjarët: Ai që ka bërë gabim, të paguajë

23 Tetor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Vrasja e Halyna Hutchins, reagojnë familjarët: Ai që ka

SHBA– Bashkëshorti i Halyna Hutchins, kinematografes që u qëllua gabimisht për vdekje nga aktori Alec Baldwin, ka thyer heshtjen. Zemërthyer, Matthew Hutchins ka zbuluar dhimbjen e tij të madhe duke postuar një foto të Halynas dhe djalit të tyre 8-vjeçar, të cilin ai po e qetësonte mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

“Halyna na inspiroi të gjithëve me pasionin dhe vizionin e saj. Trashëgimia e saj është tepër domethënëse për tu shpjeguar me fjalë”, shkroi ai.

Famlija e Hutchins, kërkuan përgjigje ditën e djeshme për vdekjen e saj. Një mikeshë e Halynas, tha se mamaja e saj Olga dhe babai, Antoly ishin pikëlluar pasi kishin mësuar për tragjedinë e ndodhur, nga burri i saj Matt. Ndërkohë, një i afërm i tyre në Kiev, Ukrainë, ku Halyna u rrit, tha se familja po përjeton dhimbje të madhe, por në të njëjtën kohë po kërkojnë përgjigje.

“Ata thonë se nëse dikush ka bërë një gabim, atëherë ai duhet të paguajë. Gjithashtu, ata po përpiqen të sigurojnë dokumentat për të shkuar në SHBA. Thjesht nuk e kuptojnë se si diçka kaq e dhimbshme mund të ndodhë, kur masat e sigurisë duhët të jenë aty”, tha ai.

Autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme. Studioja filmike rrezikon të paditet nga familja e Halynas, nëse mësohet se vdekja e saj mund të ishte shmangur.

Burimi: The Sun

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins tragjedi ne filmin rust alec baldwin halyna hutchins tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll