Art&Argëtim

Audio/ Del telefonata me Policinë pas tragjedisë në film: Kemi nevojë për ndihmë

23 Tetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Audio/ Del telefonata me Policinë pas tragjedisë në film: Kemi

SHBA- Telefonata mes kastit të filmit ‘Rust’ dhe policisë, pas ngjarjes tragjike është bërë publike. The Sun shkruan se thirrja, e bërë nga mbikëqyrësja e skenarit të filmit, Mamie Mitchell, zbulon se si ekipi kërkoi ndihmë “menjëherë” pas kalvarit të xhirimeve.

“Kemi pasur dy persona të qëlluar aksidentalisht në një film me një armë mbështetëse. Ne kemi nevojë për ndihmë menjëherë,” i tha policisë dikush prej kastit

Anëtarja e ekuipazhit që bëri thirrjen, e cila ishte larguar nga ndërtesa ku ndodheshin dy personat e plagosur, tha se ajo nuk mund të konfirmonte nëse ishte qëlluar një plumb i vërtetë. Ajo gjithashtu më pas i tha dërgesës se ishte gjatë një provash që arma shpërtheu.

Regjistrimin e plotë mund ta gjeni këtu

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau ditën e djeshme me armë zjarri drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. Ende nuk është zbuluar arsyeja pse kjo armë u shndërrua në vdekjeprurëse.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin halyna hutchins joel souza mamie mitchell tragjedi ne filmin rust alec baldwin halyna hutchins joel souza mamie mitchell tragjedi ne filmin rust

Sondazh

Poll