Art&Argëtim

Vrau në sheshxhirim! Baldwin ‘braktiset’ nga gruaja, merr fëmijët dhe largohet

23 Tetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Vrau në sheshxhirim! Baldwin ‘braktiset’ nga gruaja, merr

SHBA– Gruaja e Baldwin Hilaria u largua nga shtëpia e tyre në Nju Jork me gjashtë fëmijët dhe kafshët e tyre shtëpiake pasi ai “qëlloi dhe vrau aksidentalisht” një anëtar të ekuipazhit në xhirimet e filmit të tij Rust. Gruaja e tij Hilaria, u pa teksa mbante fëmijët e tyre jashtë apartamentit të tyre në Manhattan, ditën e premte.

Ajo mbante fëmijët duke i mbështjellë në mënyrë që të mos i dukeshin.

Aktori i famshëm, Alec Baldwin vrau ditën e djeshme me armë zjarri drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins dhe ka lënë të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij. Ende nuk është zbuluar arsyeja pse kjo armë u shndërrua në vdekjeprurëse.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin alec baldwin

Sondazh

Poll