Bota

Mbretëresha e kaloi natën në spital, gazetari: Pallati Mbretëror na gënjeu

22 Tetor 2021, 19:19 Nga DOSJA
Mbretëresha e kaloi natën në spital, gazetari: Pallati

ANGLI– Korrespondenti mbretëror veteran i BBC-së, Nicholas Witchell thirri sot Pallatin Buckingham në TV drejtpërdrejt dhe i akuzoi ata se u kishin thënë me qëllim mediave se Mbretëresha po pushonte në Windsor kur ajo ishte në të vërtetë në spital. Witchell, i cili u quajt “njeri i tmerrshëm” nga Princi Charles, tha se ndihmësit e Mbretëreshës nuk i kishin dhënë Britanisë informacion të saktë dhe pranuan të vërtetën vetëm pasi doli lajmi mbrëmë. Mbretëresha Elizabet kaloi një natë në spital, për të bërë disa analiza.

“Ne na bënë të besojmë se Mbretëresha po pushonte në Kështjellën Windsor, kur në fakt ajo ishte në spital. Pallati do të thoshte se Mbretëresha ka të drejtën e konfidencialitetit të pacientit dhe privatësisë mjekësore, pa pranuar se ajo është kreu i shtetit dhe miliona njerëz në të gjithë botën do të shqetësoheshin” tha Witchell.

Sipas tij, thashethemet dhe dezinformatat shtohen e lulëzojnë kur mungon informacioni i mirë, proporcional dhe i besueshëm. Witchell theksoi se tani e tutje do jetë e vështirë të besohet në deklaratat e informatat e Pallatit.

Lajmi për qëndrimin e saj në spital u njoftua nga Pallati Buckingham mbrëmë, vetëm disa orë pasi ndihmësit anuluan në mënyrë dramatike një udhëtim zyrtar në Irlandën e Veriut. Mjekët mbretërorë urdhëruan Madhërinë e Saj të pushonte dhe e këshilluan të humbiste një udhëtim në provincë, duke ndezur spekulime për arsyen e anulimit të takimit.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mbretëresha elisabeta ii nicholas witchell mbretëresha elisabeta ii nicholas witchell

Sondazh

Poll