Bota

U maskua si fantazmë, e reja qëllohet për vdekje nga një burrë i frikësuar

22 Tetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
U maskua si fantazmë, e reja qëllohet për vdekje nga një

MEKSIKË– Një grua e re e veshur si fantazmë u qëllua për vdekje, pasi shakaja e Halloween-it shkoi keq. Ajo vendosi të bënte shaka me fqinjët e saj duke ecur në rrugë në ërrësirë, e maskuar si ‘La Llorona’ (gruaja që qan). La Llorona është një fantazmë në folklorin e Amerikës Latine që endet nëpër tokë duke vajtuar dy fëmijët e saj, pasi i mbyti në një lumë kur pa burrin e saj me një grua tjetër.

Sipas banorëve vendas, gruaja e paidentifikuar po ecte rrugëve e mbuluar me një çarçaf të bardhë duke bërtitur “oh fëmijët e mi”. Një banore e filmoi atë teksa ecte në rrugë duke bërë shakanë e saj pak para se të goditej për vdekje nga disa plumba. Sulmuesi raportohet se u largua menjëherë i frikësuar. E reja mësohet të jetë rresh moshës 20-25 vjec, por nuk është identifikuar ende. Ndërkohë, policia vendase po punon për gjetjen e autorit.

Burimi: The Mirror

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota halloween la llorona vritet gruaja ne meksike halloween la llorona vritet gruaja ne meksike

Sondazh

Poll