Bota

E vetmja Ambasadë në rajon, Osmani i dorëzon kredencialet ambasadorit tajlandez

22 Tetor 2021, 20:07 Nga DOSJA
E vetmja Ambasadë në rajon, Osmani i dorëzon kredencialet

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Tajlandës në Kosovë, Bhakavat Tanskul, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale. Gazeta Ekspress shkruan se Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe theksoi faktin se Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ka ambasadë në Mbretërinë e Tajlandës.

Ndërkaq Bhakavat është i emëruari i parë i këtij shteti në Kosovë.  Në këtë takim, të dy palët ranë dakord ta rrisin nivelin e angazhimit, me fokus të veçantë në afrimin e dy popujve dhe rritjen e shkëmbimit të përvojave, bëri të ditur Zyra e Presidencës nëpërmjet një komunikate.

Presidentja ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Tajlandës në fushën e turizmit, teksa ambasadori Tanskul veçoi progresin e Kosovës në fushën e digjitalizimit, duke e parë këtë sferë potenciale për bashkëpunim.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni ambasada e tajlandes ne kosove bhakavat tanskul vjosa osmani ambasada e tajlandes ne kosove bhakavat tanskul vjosa osmani

Sondazh

Poll