Bota

Plani 2 trilionë dollarë i Biden, fokusi ndryshimi i klimës dhe kujdesi për familjet

20 Tetor 2021, 07:17 Nga DOSJA
Plani 2 trilionë dollarë i Biden, fokusi ndryshimi i klimës dhe

SHBA – Në takimin në Shtëpinë e Bardhë të martën mbrëma, Presidenti Biden u tha ligjvënësve se ai dëshiron një paketë prej 2 trilionë dollarësh për të ndërmarrë disa reforma.

Ajo do të përfshinte të paktën 500 miliardë dollarë për të trajtuar ndryshimet klimatike, dhe fonde për t’i dhënë përparësi ndihmës për klasën e mesme, lehtësime në taksa për familjet me fëmijë, pushimet familjare të paguara, kujdes shëndetësor dhe kopsht falas. Kjo u njoftua nga ligjvënësit dhe persona të tjerë që ishin të njohur me takimin privat në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe ligjvënësve demokratë.

Presidenti Biden pret që negociatat mbi projektligjin për shpenzimet e qeverisë të përfundojnë këtë javë. Presidenti u takua me demokratët e krahut të moderuar dhe atij progresistë ndërsa ata po përpiqen të përafrojnë qëndrimet e tyre për planin e tij gjithëpërfshirës të buxhetit që në fillim ishte 3.5 trilionë dollarë.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota administrata e joe biden biden presidenti joe biden shba administrata e joe biden biden presidenti joe biden shba

Sondazh

Poll