Bota

Kurti pret komandantin e ri të KFOR-it, biseduan rreth sigurisë në Kosovë

19 Tetor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Kurti pret komandantin e ri të KFOR-it, biseduan rreth sigurisë

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim zyrtar komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral major, Ferenc Kajari.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata biseduan kryesisht mbi situatën e sigurisë në Kosovë por edhe për bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

Komandanti i KFOR -it, Gjeneral Major Ferenc Kajári u prit sot nga Albin Kurti, në një takim prezantues. Biseda u përqëndrua në situatën e sigurisë në #Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston midis Institucioneve në Kosovë dhe KFOR –it”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari tani do të jetë komandanti i ri i KFOR-it. Ndërrimi i komandës u bë tri ditë më parë në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë. Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, i dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti ferenc kajári kfor albin kurti ferenc kajári kfor

Sondazh

Poll