Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski vlerëson pozitivisht ecurinë

17 Tetor 2021, 18:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski vlerëson

MAQEDONI E VERIUT– Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut, e vlerësoi ecurinë e procesit të votimeve si pozitiv në komunat e vendit. Në një deklaratë për mediat presidenti deklaroi se zgjedhjet e sotme do të jenë të besueshme dhe tha se shpreson që votimet edhe të mbyllën po kaq pozitivisht sa kanë nisur.

“Shpresoj që deri në fund të procesit zgjedhor të mbetet kështu deri në orën 19:00, pas së cilës duhet të numërohen dhe të publikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Secili shtet serioz duhet të mbetet e mobilizuar deri në fund të procesit zgjedhor dhe presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta mbajmë kredibilitetin e procesit zgjedhor”, tha Pendarovski.

Sipas të dhënave, në Maqedoninë e Veriut kanë votuar deri tani 31,80% e qytetarëve, ndërkohë që procesi i votimit vijon ende edhe pas orarit zyrtar të mbylljes, për shkak të problemeve me identifikimin biometrik.

LAJMI KRYESOR: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut votojnë mbi 31% e popullsisë (ZHVILLIMET)

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut stevo pendarovski zgjedhjet në maqedoninë e virut maqedonia e veriut stevo pendarovski zgjedhjet në maqedoninë e virut

Sondazh

Poll