Bota

Votimet në Kosovë, komuna e Dragashit me pjesëmarrjen më të ulët

17 Tetor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Votimet në Kosovë, komuna e Dragashit me pjesëmarrjen më

KOSOVË– Në Kosovë u mbajtën ditën e sotme zgjedhjet lokale. Sipas mediave, të dhënat paraprake tregojnë se deri në orën 16:00 kanë votuar 26.89% përqind e qytetarëve, përkatësisht 506.997 qytetarë. Ndërsa në Ferizaj kanë votuar 25,65% apo 28.720 qytetarë, në Gjakovë 24,32% apo 27.517 qytetarë, në Gjilan 26,58% apo 26.866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95% apo 19.601 qytetarë dhe në Pejë 23,14% apo 25.236 qytetarë.

Pjesëmarrja më e ulët në këto votime raportohet të jetë në komunën e Dragashit, ku deri në orën 16:00 kanë votuar 20.36% e qytetarëve.

Komunat serbe janë ato që kryesojnë në pjesmarrjen e votimeve, ku në komunën e Zvecanit kanë votuar deri tani, 56.91% e qytetarëve. Në Mitrovicën e Veriut 55.03% e tyre, në komunën e Ranillugit kanë votuar 40,68%, në Partesh 36,30% dhe në Kllokot 37.50%.

LAJMI KRYESOR: Kosova sot në zgjedhje lokale! Qytetarët votojnë për përfaqësuesit e tyre në komuna

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni komuna e dragashit zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove komuna e dragashit zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll