Bota

Lista Serbe nuk respekton masat anti-COVID, zyrtarët pa maska në qendrat e votimit

17 Tetor 2021, 18:07 Nga DOSJA
Lista Serbe nuk respekton masat anti-COVID, zyrtarët pa maska në

Zyrtarë nga Mitrovica e Veriut nuk kanë respektuar të dielën masat në fuqi për luftim të pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Rrugës për në vendvotime, zyrtarë të Listës Serbe, por edhe nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiç dhe bashkëpunëtorët e saj, janë parë pa maska.

Mbajtja e maskave, përfshirë në vendet e hapura, është ende në fuqi në Kosovë.

Kjo masë vlen edhe për personat që ecin vetëm në rrugë.

Nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut, Adrijana Hoxhiç, ka thënë të dielën se ka respektuar masat mbrojtëse për luftim të pandemisë në vendvotim, ndonëse në ambientet e jashtme ajo është parë pa maskë.

Kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë se pse ajo, bashkë me disa persona tjerë janë parë në rrugë pa maska, ajo ka thënë se shumica prej tyre kanë qenë të vaksinuar.

“Në vendvotime besoj se të gjithë kemi pasur maska. Fakt është që një pjesë e mirë e qytetarëve nuk mbanin maska mbrojtëse në vende të hapura, por është gjithashtu është fakt se shumica e këtyre njerëzve në fakt ishin të vaksinuar”, ka thënë Hoxhiç.

Të dielën, më 17 tetor, Kosova po mban zgjedhjet lokale.

Autoritetet kanë bërë thirrje për respektim të masave kundër koronavirusit, duke përfshirë mbajtjen e maskës, ruajtjen e higjienës dhe distancës fizike.

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, në grup janë parë edhe anëtarë të Listës Serbe.

Disa prej tyre po ashtu nuk kanë pasur maska dhe as nuk kanë respektuar distancën fizike.

Ky subjekt politik nuk është përgjigjur në kërkesën e Radios Evropa e Lirë për të komentuar në këtë çështje.

Policia e Kosovës ka thënë përmes një komunikate se është duke u kujdesur që të respektojë masat mbrojtëse për luftim të pandemisë dhe për këtë arsye është duke ndërmarrë veprime ndaj shkelësve të masave.

Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Marrë nga REL

LAJMI KRYESOR: Mbyllen zgjedhjet lokale në Kosovë! KQZ: Sonte dalin rezultatet e para (ZHVILLIMET)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni lista serbe masat anti-covid zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 lista serbe masat anti-covid zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll