Bota

Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshime për shitblerje vote

17 Tetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner në

KOSOVË– Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Komunën e Malishëvës janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit, për shitblerje vote. Mediat në Kosovë shkruajnë se dy personat e arrestuar janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e votimit në gjimnazin “Hamdi Berisha”. Ata dyshohet të kenë kryer veprën penale “dhënie ose marrje rryshfeti në lidhje me votimin”.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në deklaratën e prokurorit te shtetit për mediat.

Ditën e sotme nisi votimi pwr zgjedhjet lokale në Kosovë. Deri në orën 15:00 u raportua të kishin marrë pjesë në votime vetëm 26.8% e qytetarëve. Votimi do të mbyllet në orën 19:00. 

LAJMI KRYESOR: Kosova sot në zgjedhje lokale! Qytetarët votojnë për përfaqësuesit e tyre në komuna

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni arrestohen komisioneri dhe vezhguesi shitblerje votash ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 arrestohen komisioneri dhe vezhguesi shitblerje votash ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll