Bota

Londër-New York në 90 minuta? Një ide e çmendur që pritet të bëhet realitet

17 Tetor 2021, 15:37 Nga DOSJA
Londër-New York në 90 minuta? Një ide e çmendur që

SHBA– Pothuajse dy dekada pasi Concorde u tërhoq, interesi për avionët supersonike fitoi përsëri terren dhe disa linja ajrore tashmë po tregojnë interes. SHBA-ja tashmë është zotuar të mundësojë fluturimet supersonike deri në vitin 2029. Por a ka ndonjë aspiratë për udhëtime hipersonike, të tilla si ato 5 Mach, me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit? Kjo mund ta reduktojë një fluturim New York-Londër në vetëm 90 minuta, krahasuar me afërsisht tre orët e Concorde dhe 6-7 orët e një avioni konvencional.

Por, a është e mundur një gjë e tillë? Hermeus, një kompani me bazë në Atlanta, e specializuar në zhvillimin e avionëve supersonikë, beson se po. Ata tashmë po testojnë një lloj të ri të motorit që mendohet se do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë 5 Mach (mbi 3,000 milje në orë). Fillimisht, avioni supersonik i pasagjerëve do të jetë shumë më i vogël se avioni konvencional i sotëm. Kapaciteti i vlerësuar është 20 pasagjerë, pra jo më shumë se një avion biznesi i madh.

Ky avion do të ketë vetëm një klasë dhe çmimi do të jetë ekuivalent me atë të biletave të sotme të klasit të lartë. Kompania nga ana tjetër nuk mund të llogarisë se çfarë çmimi njerëzit mund të jenë të gatshëm të paguajnë për të udhëtuar pesë herë më shpejt.

Një nga pyetjet më të shumta rreth avionit supersonik ka qënë se si do të jetë fluturimi me të? Kompania është përgjigjur kështu:

“Do të jetë mjaft e ngjashme me Concorde, ndjesia e shtyrjes që zgjat deri ne 30 minuta, ndoshta do të zgjasë për 10 deri në 12 minuta. Por sapo të arrini 5-mach, do të jetë një udhëtim shumë i qetë pasi atje nuk ka shumë trafik ajror dhe atmosfera është relativisht e butë.”

Edhe pse projekti ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, kompania shpreson të nisë testin e saj të parë para fundit të dekadës, rreth vitit 2029.

Përshtatur nga CNN

(s.b.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota concorde fulturimet hipersonike hermeus shba concorde fulturimet hipersonike hermeus shba

Sondazh

Poll