Art&Argëtim

Robert Berisha: Mund të këndoj në dasmën e Nora Istrefit, vetëm të jetë e lumtur

16 Tetor 2021, 17:31 Nga DOSJA
Robert Berisha: Mund të këndoj në dasmën e Nora Istrefit,

TIRANË– Robert Berisha mund të këndojë edhe në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi, nëse kjo e fundit do t’ia bënte nje ftesë të tillë.

Në një lidhje direkte në emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top-Channel, Berisha tha se me Istrefin ruan një marrëdhënie shumë të mirë për shkak të vajzës së tyre. Ai shtoi se secili është i lirë të vazhdojë jetën e tij.

“Unë i uroj suksese asaj në të ardhmen dhe nëse vjen puna, nëse më fton, unë do t’i këndoj edhe në dasmë asaj, vetëm ajo të jetë e lumtur,”- tha Roberti.

Dyshja kanë një vajzë me emrin Rene. Ata kanë deklaruar se shkojnë edhe me pushime bashkë për hir të vajzës, pavarësisht se janë të ndarë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz nora istrefi rene berisha robert berisha nora istrefi rene berisha robert berisha

Sondazh

Poll