Art&Argëtim

S’e ka publikuar asnjëherë vajzën në publik, Rudina Magjistari shpjegon arsyen

12 Qershor 2019, 08:47 Nga DOSJA
S’e ka publikuar asnjëherë vajzën në publik, Rudina

TIRANË– E gjendur në një intervistë me Ermira Çaushollin, Rudina Magjistari më në fund ka rrëfyer arsyen s’e pse nuk e ka nxjerrë asnjëherë në publik fytyrën e vajzës së saj, Mia.

Teksa moderatorja, Çausholli ka  rrëfyer se preferon dhe e ndjen si detyrë ndaj publikut të prezantojë familjen e saj, që e ka si bekimin më të madh, duket se Rudina Magjistari është nxitur për të dhënë shpjegime për familjen e saj dhe arsyen pse nuk e ekspozon vajzën në publik.

“Ndryshe nga ty, unë kam zgjedhur që për momentin të mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun,”– është shprehur Rudina Magjistari.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermira causholli mia moderatore rudina magjistari ermira causholli mia moderatore rudina magjistari

Sondazh

Poll