Bota

2 detyrat kryesore të ambasadorit të ri të SHBA-së në Beograd

15 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
2 detyrat kryesore të ambasadorit të ri të SHBA-së në

SERBI- Kristofer Hill, një diplomat dhe ekspert amerikan me përvojë mbi situatën në rajon, do të marrë përsipër detyrën e ambasadorit të ri amerikan në Serbi.

Sipas mediave serbe, Hill, po shkon në Serbi me dy detyra specifike. E para do të jetë zvogëlimi i ndikimit të Rusisë dhe Kinës, dhe i dyti do të përpiqet të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Ambasadori i ri amerikan është një diplomat me përvojë, një njohës i rajonit dhe një mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Presidentit amerikan, Joe Biden.

Vite më parë, Hill gjatë ceremonisë së organizuar në Universitetin e Prishtinës, ku ai dhe ambasadori austriak Wolfgang Petritsch ishin nderuar me titullin “Dr.Honoris Causa” u shpreh se raportet e SHBA-së me Kosovën nuk kanë për të ndryshuar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përcaktuara që të mos i ndryshojnë raportet me Kosovën”, kishte deklaruar në qershor të 2013, ambasadori Christopher Hill.

Përveç Beogradit, ai shërbeu në Shkup dhe Tiranë, por edhe sot e kësaj dite mbetet më i njohur si i dërguari special i SHBA -së për Kosovën gjatë dy viteve të luftës. Ai ishte gjithashtu anëtar i ekipit negociator të Richard Holbrooke për Bosnjën. Ai shërbeu si ambasador në Korenë e Jugut, Irak dhe Poloni.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni ambasadori amerikan ne beograd christopher hill dialogu kosove-serbi ambasadori amerikan ne beograd christopher hill dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll