Bota

‘Green pass’ i detyrueshëm për 23 milion qytetarë, shpërthejnë protestat në Itali

15 Tetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
‘Green pass’ i detyrueshëm për 23 milion qytetarë,

ITALI– Duke filluar nga sot në Itali hyn në fuqi masa e cila të gjithë punonjësit duhet të paraqesin “pasaportën e gjelbër”, që dëshmon se janë vaksinuar, se janë infektuar me koronavirus ose se kohët e fundit kanë qenë negative.

Sipas Reuters, masa prek rreth 23 milionë punëtorë në sektorin privat dhe publik në shtetin italian ku disa protesta u organizuan kundër. Kritikët thonë se masa është një goditje ndaj lirive personale, ndërsa përkrahësit thonë se masa lejon zbutje të mëtejshme.

Në portin kryesor të Triestes, ku disa grupe të punës kishin kërcënuar se do të bllokonin operacionet në shenjë proteste kundër rregullit, situata dukej kryesisht e qetë, me disa punëtorë që demonstronin, por të tjerëve u lejohej të vazhdonin si zakonisht.

Në Romë, policia me veshje kundër trazirave qëndronte përballë një tubimi të vogël me njerëz që thërrisnin “Jo Green Pass”.

Kabineti i kryeministrit Mario Draghi miratoi rregullin, një nga masat më të rrepta në botë kundër COVID -në – në mes të shtatorit, duke e bërë të detyrueshëm që nga 15 tetori që të gjithë punëtorët ose të tregojnë prova të vaksinimit, një test negativ ose shërim të fundit nga infeksioni.

Sipas rregullave të reja, të vlefshme deri në fund të vitit, ata pa certifikatë do të pezullohen pa pagesë dhe do të përballen me një gjobë deri në 1,500 euro nëse përpiqen të punojnë.

Ndryshe, 200 punëtorë bllokuan hyrjen në portin e Ankonës dhe pritet të bëhet probleme i madh ekonomik.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota green pass mario draghi protesta ne itali vaksinimi i detyrueshem ne itali green pass mario draghi protesta ne itali vaksinimi i detyrueshem ne itali

Sondazh

Poll

Bota 15 Tetor 2021, 05:45

Ish-presidenti Bill Clinton shtrohet në spital

SHBA– Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, është shtruar në spital pas disa problemeve shëndetësore. ‘CNN’ raport...