Insights

Takimi sekret i 24 majit, Meta e konfirmoi, ja çfarë i tha Rama për zgjedhjet dhe largimin

11 Qershor 2019, 20:16 Nga DOSJA
Takimi sekret i 24 majit, Meta e konfirmoi, ja çfarë i tha Rama

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, ku edhe shpjegoi arsyet se përse kishte vendosur anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Ilir Meta tregoi edhe për një takim që kishte pasur me kryeministrin Edi Rama. Këtë takim, Dosja.al e ka publikuar një ditë më parë duke treguar edhe detaje nga biseda mes Metës dhe Ramës. (Lexo këtu)

“Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin. S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të prej asaj dite. Kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar. Megjithatë ka kohë të reflektojë!”

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 24 majit në takimin “sekret”?

Mbrëmjen e 24 majit 2019, ora 22:00, presidenti Ilir Meta ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Meta propozoi dorëheqjen e tij dhe të Ramës për zgjidhjen e krizës politike.

Mirëpo propozimi u mohua kategorikisht nga Rama, i cili i ka bërë të ditur kryetarit të shtetit, se ai vetë nuk largohet nga mandati i dytë.

 “Unë nuk largohem para vitit 2021”,-mësohet se është shprehur Rama.

Takimi mes tyre ka zgjatur disa orë, ku presidenti mësohet se e ka vënë në dijeni kryeministrin për hapin e radhës që do të ishte anulimi i zgjedhjeve, ashtu siç edhe e konfirmoi sot presidenti Meta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Insights 10 Qershor 2019, 14:12

Mos shko or trim

TIRANË- Shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti, në kushtet e bojkotit të opozitës dhe mungesës prej më shumë se një viti të Gjykatës Kushtetue...

Insights 9 Qershor 2019, 12:05

Tregimi i së dielës (GALLATA)

GALLATA…(Tregimi i së dielës.)Duket çudi,por ja që atë vajzë të bukur perri e quanin Gallata. Sot fjala ka kuptimin e qyfyreve,humorit pa të keq,et...