Insights

Bomba e “Bild”, kush i detyroi Krimet e Rënda të gabonin?

5 Qershor 2019, 16:20 Nga DOSJA
Bomba e “Bild”, kush i detyroi Krimet e Rënda të gabonin?

TIRANË- “Bild” trazoi dhe njëherë ujërat e trubullt në politikën shqiptare. Dhe pse të gjithë i prisnin këto përgjime, të gjithë u kapën të papërgatitur. E para ishte qeveria, ajo që mbeti e shtangur nga “bomba” e “Bild”. Në nxitim e sipër socialistët nxorrën Ulsi Manjën në një deklaratë për mediat, i cili bëri “avokatinë” e Dakos. Manja tha se duhej hetim për nxjerren e sekretit hetimor, dhe se blerje votash nuk kishte parë.

Por Prokuroria e Tiranës pasi dëgjoi me vëmendje mbrojtjen e Dakos, reagoi dhe foli ripërsëriti dhe njeherë ato që tha Manja në konferencë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykates së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah, arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 339. Prokuroria do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes”, shkruante Prokuroria e Tiranës.

Por Prokuroria në nxitim e sipër gaboi me deklratën e saj pas hetimi për nxjerrjen e sekretit hetimor nuk i takon Krimeve të Rënda por vet Prokurorisë së Tiranës. Kjo pasi është një tjetër shkelje të nëse Krimet e Rënda do të bënin hetimet për veten. Por në këtë njoftim ka dhe një tjetër gabim, pasi për secilën Prokurori njoftimet bëhet nga vet zyra e shtypit të vet kjo Prokurori dhe jo insititucione të tjerë simotra.

Por të gjitha prokuroritë e dinë shumë mirë këtë gjë, por pse e bënë këtë shkelje? Kush i detyroi?

Por nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda, e di që nuk mund të hetojë për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor. Por pse e shkeli ligjin? Kush e detyroi?

E di shumë mirë që nuk mund të hetojë as veten, por sërish gaboi. Po pse nuk gaboi dhe në rastin kur dolën përgjigjet nga “BIRN” dhe “Zëri i Amerikës”, pasi në atë kohë hetimi u bë nga Prokuroria e Tiranës? Po pse këtë herë Krimet e Rënda nisën vet hetimin dhe kanë që në mesditë që kanë nisur hetim për portalet dhe televizioneve dhe nesër do të therrasin për pyetje OPGJ-të dhe punonjës të drejtorisë së përgjimeve.

Prandaj lind pyetje: Pse kanë gabuar Krimet e Rënda? Kush i detyroi?

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bild nxjerr përgjimet për dakon krimet e renda nxjerrja e sekretit hetimor vangjush dako bild nxjerr përgjimet për dakon krimet e renda nxjerrja e sekretit hetimor vangjush dako

Sondazh

Poll

Insights 3 Qershor 2019, 11:20

Opozitë guerrilje

Skenat e djeshme do mbeten gjatë në memorien e shqiptarëve, pse jo dhe të të huajve që kanë pasur mundësi për t’i parë. Pas një proteste paqësore para kryeminis...