Politike

Anulimi i Metës, presidenti vajti në zyrën e kryeministrit natën e 24 majit, propozimi i mohuar: S’iki para 2021!

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e 24 majit 2019, ora 22:00, presidenti Ilir Meta ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një ditë para se opozita të zhvillonte protestën e 25 majit.
Featured image of article: Anulimi i Metës, presidenti vajti në zyrën e kryeministrit natën e 24 majit, propozimi i mohuar: S’iki para 2021! Ilir Meta, Edi Rama

TIRANE- Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit nuk e suprizoi kryeministrin. Siç e tha edhe vetë në Berat, e priste prej kohësh, megjithëse ishte një lëvizje e gabuar sipas tij e kreut të shtetit.

Por çfarë ndodhi mbrëmjen e 24 majit, në një takim “sekret” mes tij dhe presidentit që nuk u njoftua në media, por vetëm në rrethin e ngushtë të këshilltarëve të dy palëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e 24 majit 2019, ora 22:00, presidenti Ilir Meta ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama, një ditë para se opozita të zhvillonte protestën e 25 majit.

Në 24 maj, Meta i propozoi kryeministrit Edi Rama, që nëse është nevoja për të zgjidhur krizën politike, të dy, president edhe kryeministër të japin dorëheqjen. Ky propozim është mohuar kategorikisht nga Rama, i cili i ka bërë të ditur kryetarit të shtetit, se ai vetë nuk largohet nga mandati i dytë, para 2021.

“Unë nuk largohem para vitit 2021”,-mësohet se është shprehur Rama.

Takimi mes tyre ka zgjatur disa orë, ku presidenti mësohet se e ka vënë në dijeni kryeministrin për hapin e radhës që do të ishte anulimi i zgjedhjeve, në rast se kriza nuk merrte zgjidhje. Në këto ditë dialogu mes Ramës dhe Metës, kryeministri shpeshtoi edhe letrat drejtuar Lulzim Bashës, që u mbyllën pa asnjë zgjidhje.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment