Aktualitet

Edy Reja gjen fitoren e parë me stolin Kuq e Zi, Cikalleshi e Ramadani ngrenë në peshë stadiumin

11 Qershor 2019, 17:41 Nga DOSJA
Edy Reja gjen fitoren e parë me stolin Kuq e Zi, Cikalleshi e Ramadani

ELBASAN- Është zhvilluar sfida në stadiumin “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për fazën eliminatore të Europianit Euro 2020.


Edy Reja, ka ardhur me ndryshime pas humbjes ndaj Islandës, ndërsa kërkon fitoren e tij të parë nën drejtimin e kombëtares.

Ndryshe nga ndeshja me Islandën, trajneri Edy Reja ka zgjedhur pesë titullarë të rinj në formacionin fillestar.

Në portë është Berisha, më pas në mbrojtje Veseli; Mavraj; Ismajli dhe Hysja. Sulmin do ta ndihmojë Lenjani, Ramadani dhe Kaçe. Ndërsa në sulm është treshja Sadiku, Uzuni dhe Abrashi.

Në grupin H të eliminatoreve të EURO 2020 janë: Franca, Islanda, Turqia, Shqipëria, Moldavia dhe Andorra.

Në minutën e 66-të, ka qenë Cikalleshi ai që ka kaluar kuqezinjtë në avantazh, për të ardhur në minutën e 92′-të, kur Ylber Ramadani, do të shënonte golin e dytë dhe të parin me fanelën Kuq e Zi.

(k.m; B.B & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet euro 2020 ndeshja shqiperi-moldavi euro 2020 ndeshja shqiperi-moldavi

Sondazh

Poll