Aktualitet

Dështon seanca te Krimet e Rënda për “Habilajt”, shkak letërporosia nga Italia

11 Qershor 2019, 12:07 Nga DOSJA
Dështon seanca te Krimet e Rënda për “Habilajt”,

Tiranë- Dështon për herë të pestë seanca te Gjykata e Krimeve të Rënda për çështjen “Habilaj”, ku seanca e fundit u zhvillua  më 29 maj.

Shkak për dështimin e seancës së radhës është bërë mosmbërritja e letërporosive nga Italia, ku të vërtetohet se të pandehurit kanë marrë njoftim për fillimin e procesit gjyqësor edhe ne vendin tonë.

Ndërkohë më datë 13 qershor Gjykata e Katanias në Itali do të japë vendimin për grupin e Habilajve.

Grupi i Habilajve akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kultivim të narkotikëve.

Theksojmë se i vetmi anëtari bandës, i cili po hetohet në Shqipëri, është Armando Koçerri, ndërsa pjesa tjetër e grupit po gjykohet në Itali, po për trafik narkotikësh e grup kriminal.

(J.V, A.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja habilaj gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve shtyhet seanca e peste dosja habilaj gjykata e krimeve te renda grupi i habilajve shtyhet seanca e peste

Sondazh

Poll