Aktualitet

Vrasja e administratorit Gjoka, dalin pamjet kur trupi transportohet në morg

11 Qershor 2019, 15:51 Nga DOSJA
Vrasja e administratorit Gjoka, dalin pamjet kur trupi transportohet në

Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, humbi jetën pasi u plagos rëndë me një plumb në gjoks, pasi ndërhyri për të ndarë dy vëllezër në fshatin Mavrovë, të cilët po konfliktoheshin për pronën.

Dosja.al ka siguruar pamjet e transportit të trupit të pajetë të 52-vjeçarit Argjil Gjoka në morg.

Sipas informacioneve të marra nga spitali i Vlorës, sot ka mbërritur i plagosur po ashtu edhe një 19-vjeçar, Arif Bejtaj.

Kujtojmë se në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë paraardhësi i Gjokës në këtë detyrë. Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë

Delaj qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike bashkë disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka, ku për rastësi, kryeadministratori u qëllua sërish për një konflikt me në qendër çështjes e pronësisë, edhe pse vetë ai nuk ishte objektivi.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje ne vlore vritet administratori i kotë vrasje ne vlore vritet administratori i kotë

Sondazh

Poll