Bota

Muzikanti britanik gjendet i vdekur në Gjeorgji, u masakrua nga 5 persona

13 Tetor 2021, 06:52 Nga DOSJA
Muzikanti britanik gjendet i vdekur në Gjeorgji, u masakrua nga 5 persona

GJEORGJI– Një turist britanik është vrarë në Gjeorgji nga një grup personash të cilët e dhunuan e më pas e hodhën në lumë.

‘Daily Mail’ raporton se trupi i muzikantit Thomas Kennedy, u gjet në lumin Mtkvari pranë fshatit Kvakhvreli në Gori, tre ditë pasi dyshohet se ai u vra nga një grup prej pesë gjeorgjianësh.

Giorgi Balashvili, 28 vjeç, së bashku me miqtë e tij Giorgi Okhanashvili, 17 vjeç, Giorgi Kareli, 20 vjeç dhe Zura Palavandishvili, 19 vjeç, u arrestuan nën dyshimin e vrasjes së bashku me Vasil Okropiridze, 24 vjeç, të cilët mohuan çdo pjesë në komplot.

Kennedy mendohet se ishte ftuar për të pirë birra nga autorët mirëpo pas bisedave përfunduan duke pasur mosmarrëveshje e cila çoi deri në vrasjen e muzikantit. Kur u gjet trupi i Kenedi, telefoni, portofoli dhe karta e kreditit mungonin. Policia nisi hetimet dhe zbuloi se gjerët e tij personale ishin shitur në një dyqan pengjesh

Personat e akuzuar, mohuan që të kenë lidhje me vrasjen mirëpo nuk e mohuan pjesën e grabitjes. Pesë të ndaluarit u shprehën se Kenedy shkoi vetë në lumë dhe aty u mbyt.

Prokurori Mikheil Beriashvili tha: ‘Prokuroria nuk është e bindur me argumentin e mbrojtjes se vetë viktima u hodh ose ra në lumë. Ne besojmë se kemi të bëjmë me një vrasje me paramendim në mënyrë që të shkatërrojmë provat inkriminuese të një krimi tjetër, atë të grabitjes. Kjo u krye gjithashtu kundër një personi që ishte i pafuqishëm për të mbrojtur veten.”

Të pesë të pandehurit janë në paraburgim, aty ku do të mbahen deri në seancën e radhës gjyqësore. Nëse shpallen fajtorë, ata do të përballen nga 13 deri në 17 vjet burg.

Burimi: Daily Mail

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota giorgi balashvili giorgi okhanashvili thomas kennedy vrasja e muzikantit vrasje ne gjerogji giorgi balashvili giorgi okhanashvili thomas kennedy vrasja e muzikantit vrasje ne gjerogji

Sondazh

Poll

Bota 13 Tetor 2021, 06:06

Bie mbështetja e publikut për Presidentin Biden

Amerikanët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj Presidentit Joe Biden, pothuajse nëntë muaj pasi ai mori detyrën.Në një seri anketimesh të bëra javën e kaluar n...