Aktualitet

BOTËRORI- Shqipëria përballet me Poloninë, përleshen tifozët, ndizet stadiumi

12 Tetor 2021, 18:44 Nga DOSJA
BOTËRORI- Shqipëria përballet me Poloninë, përleshen

TIRANË– Sot në 20:45 do të nisë përballja e ekipit kombëtar të Shqipërisë me atë të Polonisë, një ndeshje që mund t’i vendosë ‘vulën’ rrugëtimit të ‘kuqezinjve’ drejt prekjes së ëndrrës së Botërorit 2022. Stadium është mbushur plot me tifozë, pasi mësohet se janë shitur më shumë se 22 mijë bileta. Pas heqjes së masave të vendosura për shkak të pandemisë së Covid19, tashmë tifozët mund të shijojnë ndeshjen në stadium.

Por, situata nuk është paraqitur shumë e qetë. Sheshi përballë Presidencës është shndërruar në ‘ring’, pasi tifozët e kuqenjzve janë përleshur fizikisht me ata të Polonisë. Në pamjet e publikuara edhe nga Dosja.al shihet zona e mbuluar nga tymi dhe forca të shumta policie në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse pati persona të lënduar nga ky incident, apo të shoqëruar në polici.

Ekipi i Edy Rejas është futur me mungesa në këtë ndeshje, duke qenë se Erion Hoxhallarit dhe Sokol Cikalleshi janë me Covid. Bekim Balajn dhe Berat Gjimshiti janë të dëmtuar, ndërsa Endri Çekiçi ka marrë kartona.

 

Polonia, humbja dhe tifozët/ Reja ndjen keqardhje: Nuk e meritonim,tifozët…

ZHVILLIMET ORE PAS ORE

ORA 23:03

Polonia më e fortë, shuhet ëndrra e Shqipërisë për “Katar 2022”

Në momentin që nuk duhej/ Polonia shënon, arbitri ndërpret ndeshjen

ZHVILLIMET ORE PAS ORE

ORA 22:22

Formacioni i Shqipërisë:

Në portë: Berisha

Në mbrojtje: Ismajli, Kumbulla, Veseli

Në mesfushë: Hysaj, Roshi, Ramadani, Bare dhe Trashi

Në sulm: Uzuni, Manaj

ZHVILLIMET ORE PAS ORE

ORA 20:40

Shqipëri-Poloni/ Zbulohen formacionet zyrtare, Reja habit me zgjedhjet e tij

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kryesore kryesore air albania boterori 2022 ndeshja shqiperi poloni shqiperi-poloni air albania boterori 2022 ndeshja shqiperi poloni shqiperi-poloni

Sondazh

Poll