Art&Argëtim

Përfundoi në mes të protestës në Romë, Jared Leto sulmohet me gaz lotsjellës

11 Tetor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Përfundoi në mes të protestës në Romë, Jared Leto

ITALI– Aktori i famshëm, Jared Leto tha se teksa ishte në Romë, u gjend mes një proteste që po mbahej në qytet. Përmes një postimi në ‘Instastory’, shoqëruar me foto nga protesta, Leto shkroi se u sulmua me gaz lotsjellës teksa gjendjes mes protestuesve.

“U gjenda papritur mes një proteste në Itali. Me çfarë kuptova po mbahej në lidhje me çertifikatat e vaksinave. Ndodhi të sulmohesha me gaz lotsjellës,” shkroi fituesi i Oscar.

Pas miratimit të ‘Green Pass’ nga qeveria italiane, qytetarët u mblodhën në Romë për të protestuar në shënjë kundërshtimi. Sipas këtij vendimi atyre u duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose testin negativ në menyrë që të mund të punojnë. Gjatë protestës pati përleshje mes qytetarëve dhe policisë, e cila përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz jared leto jared leto

Sondazh

Poll