Art&Argëtim

Mik me më të famshmit, nuk ‘ndalet’ Nusreti, hap restorantin e radhës në Britani ku një biftek kushton 630 paun

10 Tetor 2021, 14:57 Nga DOSJA
Mik me më të famshmit, nuk ‘ndalet’ Nusreti, hap

BRITANI-Nëse ka një emër që është përmendur në të gjitha mediat sociale këtë javë në Britani ka qenë ai i Salt Bae ose siç ka emrin e vërtetë Nusret Gökçe.

Sipas The Sun, Salt Bae hapi restorantin e tij më të fundit luksoz në Londër muajin e kaluar ku të shumta ishin komentet me çmimet e ‘kripura.’ Gökçe, 38 vjeç u bë një sensacion në internet në vitin 2017, kur mënyra e tij unike e prerjes së biftekut dhe spërkatjes së kripës i dhanë një famë ndërkombëtare.

Pasi hapi restorantin e tij të 14 -të në Knightsbridge të Londrës, Salt Bae e gjeti veten në qendër të vëmendjes së të gjithëve edhe një herë mbi çmimet e tij. Një nga klientët e parë në restorantin e ri zbuloi se kushtonte 1,182 paund për një vakt familjar, përfshirë katër redbull për 44 paund dhe një biftek ari për 790 paund.

Ylli i gatimit të biftekut tani thuhet se vlen 38 milionë paund falë famës së tij në internet dhe ka një mori miqsh të famshëm. Duke filluar nga Leonardo DiCaprio dhe Rihanna që kanë kanë vizituar zinxhirin e restoranteve për t’u mahnitur nga aftësitë e tij të hedhjes së kripës.

Këtu kemi zgjedhur disa nga momentet më të çmendura në historinë e internetit të Salt Bae, nga mishi i dorëzuar me dron deri tek shërbimi ndaj yjeve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz nusret gokce salt bae hap restorant ne britani nusret gokce salt bae hap restorant ne britani

Sondazh

Poll