Art&Argëtim

Sabiani i përlot të gjithë: Kanceri më mori nënën

11 Tetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Sabiani i përlot të gjithë: Kanceri më mori nënën

TIRANË – Në kuadër të “Muajit Rozë”,  muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e Big Brother, iu ka kërkuar banorëve të saj VIP që të japin një mesazh sensibilizues. Banorët e shtëpisë kanë filluar me radhë të ndajnë mesazhet që ata donin të përcillnin, por Sabiani i ka bërë të gjithë të preken me mesazhin e tij.  Ai ka treguar se e ka humbur nënën e tij nga kanceri në mitër dhe nuk e kishte ndarë kurrë më parë këtë histori me të tjerët. Këngëtari ka thënë se i ka mbetur një hije dyshimi se diagnostikimi i hershëm mund ta kishte shpëtuar.

“Mua më ka vdekur nëna nga kanceri, jo në gji por në mitër. Më falni nuk kisha për ta treguar kurrë. Diagnostikimi i hershëm ndoshta do ta shpëtonte”, ka treguar ai.

Historia e dhimbshme që ai ka treguar ka shkaktuar lotë tek banorët dhe të gjithë janë ngritur për ta përqafuar dhe për t’i treguar mbështetjen e tyre.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz big brother vip sabiani sabiani ne bbvip big brother vip sabiani sabiani ne bbvip

Sondazh

Poll