Showbiz

Skena pasionante me të dashurin 12 vjet më të vogël, Britney Spears s’përmbahet (FOTO)

Britney Spears nuk është përmbajtur, teksa në disa kohë pushimi pranë partnerit të saj në një jaht luksoz ka shkëmbyer skena pasionante.
Featured image of article: Skena pasionante me të dashurin 12 vjet më të vogël, Britney Spears s’përmbahet (FOTO) Këngëtarja, Britney Spears dhe i dashuri i saj Sam Asghari.

Britney Spears duket se pas daljes nga psikiatria, po mundohet të rikuperohet dhe të shijojë çdo moment në praninë e njerëzve më të dashur. Bashkë me partnerin e saj, Sam Asgfari ata u fotografuan në Miami të dielën teksa kalonin kohë në krahët e njëri tjetrit.

Këngëtarja 37-vjeçare është në një lidhje me bukuroshin 25 vjeçar prej dy vitesh, i cili ka qenë një mbështetje e fortë pas goditjeve që pësoi Britney Spears dhe qëndrimit për një periudhë në spital psikiatrik.

Veshur me bikini, këngëtarja ka dhuruar skena erotike me të dashurin e saj, teksa shijonin fundjavën e këndshme të shtrirë në jaht. Britney është fotografuar e buzëqeshur, dhe duket se është një periudhë e mirë, që pas asaj që i ndodhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burim: US Weekend

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment