Bota

Konsumuan alkool ilegal, 34 persona humbin jetën në Rusi dhe disa janë në gjendje të rëndë

11 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Konsumuan alkool ilegal, 34 persona humbin jetën në Rusi dhe disa

RUSI– Numri i të vdekurve nga një helmim masiv i lidhur me alkoolin ilegal në jug-perëndim të Rusisë është rritur në 34, me 24 persona të tjerë që po trajtohen në spital.

Sipas mediave të huaja, hetuesit në rajonin e Orenburgut hapën një çështje penale pasi njerëzit filluan të vdisnin nga helmimi i alkoolit javën e kaluar. Policia ka arrestuar 10 persona në hetimet për prodhimin dhe shitjen e alkoolit të paligjshëm.

Janë 67 viktima të njohura të alkoolit zëvendësues në rajon, 34 prej të cilëve kanë vdekur,”- citohet të ketë thënë qeveria lokale e Orenburgut.

Shtatë nga personat që po trajtohen në spital janë në gjendje të rëndë dhe katër janë në ventilatorë. Policia kapi rreth 2,000 shishe alkooli të Shtunën dhe tha se kishte konfirmuar se shishet përmbanin metanol, i cili është toksik.

Rastet masive të helmimeve nga alkooli kanë tronditur vendin në të kaluarën. Në vitin 2016, 77 njerëz vdiqën në Siberi nga pirja e një lloj alkooi të ilegal.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 34 te vdekur ne rusi helmim nga alkooli 34 te vdekur ne rusi helmim nga alkooli

Sondazh

Poll