Bota

Një ditë pas zgjedhjeve, presidenti çek dërgohet me urgjencë në spital

10 Tetor 2021, 14:02 Nga DOSJA
Një ditë pas zgjedhjeve, presidenti çek dërgohet me

ÇEKI– Presidenti çek, Milos Zeman u dërgua me urgjencë në spital ditën e sotme, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në një kohë kur ai ka një rol kyç në krijimin e një qeverie të re.

Sipas AP, spitali ushtarak i Pragës konfirmoi se Zeman u transportua atje nga kështjella presidenciale në Lany, pranë Pragës. Mjeku i Zeman, i cili rekomandoi shtrimin në spital, pritet të japë detaje për gjendjen e tij të dielën vonë.

Zeman më parë ishte shtruar më 14 shtator për atë që zyra e tij e përshkroi më vonë si një ekzaminim i planifikuar. Ai tha se skanimet CT, kontrollet e sonografisë dhe testet e gjakut të kryera nga mjekët nuk zbuluan ndonjë problem apo sëmundje që do të kërcënonte jetën e tij. Zyra tha se presidenti ishte vetëm i dehidratuar dhe pak i rraskapitur. Ai kaloi katër ditë në të njëjtin spital në vitin 2019 për arsye të ngjashme.

Zeman, 77 vjeç, është një duhanpirës i fortë dhe pijedashës, gjë që ka e ka bërë të vuajë nga diabeti dhe neuropatia e lidhur me të. Ai ka probleme me ecjen dhe ka përdorur karrige me rrota.

Presidenca Çeke është një post kryesisht ceremonial, por presidenti ka të drejtë të zgjedhë kryeministrin e ri të vendit. Më herët të Dielën, Zeman u takua në Lany me aleatin e tij të ngushtë, kryeministrin, Andrej Babis.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrej babis milos zeman zgjedhjet ne ceki andrej babis milos zeman zgjedhjet ne ceki

Sondazh

Poll

Bota 10 Tetor 2021, 12:11

TURQI– Sergen Ahmadi, drejtuesi i organizatës së drogës dhe krimit të organizuar “Luanët” është vënë në pranga në Turqi. Mediat turke shkruajn...