Vrasja në Glyka Nera, prindërit e Caroline marrin kujdestarinë e plotë të Lydias
9 Tetor 2021, 12:49Nga DOSJA
GREQI- Prindërit e 20-vjeçares të vrarë Caroline Crouch në Greqi kanë fituar kujdestarinë e plotë të mbesës së tyre Lydia. Dailymailshkruan se vogëlushja, e cila pa nënën e saj britanike teksa po mbytej nga babai i saj grek Babis Anagnostopoulos, tani do të rritet në shtëpinë e fëmijërisë së nënës së saj. Këtë gjë e vendosi gjykata në Greqi ditën e djeshme.
‘Susan dhe mua na është dhënë kujdestari e plotë. Tani është qëllimi ynë që ta pagëzojmë Lidian në Kishën Ortodokse Greke, siç ishte Caroline, në kishëzën e vogël pranë varrezave ku Caroline u preh. Lydia është mirë, dhe si nëna e saj, bëhet më e bukur nga dita në ditë. Ajo tani po ecën me besim, ha me gjithë zemër dhe magjeps këdo me të cilin bie në kontakt. Fatkeqësisht, edhe pse ajo ka një krevat fëmijësh të ri me dyshekun e fundit të teknologjisë së lartë, ajo me vendosmëri refuzon të flejë vetëm,” tha babai i Caroline.
Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit, por autori i vrëtetë u kap pas një muaji. Babis kishte stisur një grabitje, duke përfshirë edhe shqiptarë në të, por versioni i tij i vrasjes të së shoqes nuk i bindi autoritetet. Ai u arrestua e më pas pranoi se kishte qenë ai personi që vrau të rënë pas një sherri të çastit, ndërkohë që ndodhet në burg në pritje të dënimit.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJË- Një operacion nga Policia Kombëtare spanjolle dhe Garda Urbane e Barcelonës , në koordinim me EUROPOL, ka rezultuar në arrestimin e tre personave q...
MALI- Forca anti-xhihadiste franceze në Sahel njoftuan se kanë vrarë në Mali, një ekzekutiv të rëndësishëm të një organizate xhihadiste të specializuar në vendo...
KATAR- Shtetet e Bashkuara dhe talebanët do të zhvillojnë takimin e tyre të parë që nga tërheqja e SHBA-ve nga Afganistani. Reuters shkruan se delegacioni ameri...
AUSTRI- Prokurorët në Austri thonë se kancelari Sebastian Kurz, tashmë nën hetim në një hetim ryshfeti, dyshohet se ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar...
Pothuajse të gjithë amerikanët pajtohen me faktin se përhapja e shfrenuar e dezinformatave është një problem. Shumica mendojnë gjithashtu se lidhur me këtë situ...
SHBA- Komiteti Norvegjez i Nobelit i dha Çmimin Nobel për Paqe 2021 gazetarëve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirin...
KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping , është zotuar se do të ribashkojë Kinën me Taiwanin, pa përdorur forcën. The Guardian shkruan se Taiwani u përgjigj ...