Art&Argëtim

Pas ndarjes nga burri e lidhur me një model milioner! Flet Adrola Dushi: Çfarë mund të them…

11 Qershor 2019, 07:59 Nga DOSJA
Pas ndarjes nga burri e lidhur me një model milioner! Flet Adrola Dushi:

Modelja e njohur, Adrola Dushi ka qenë në qendër të vëmendjes që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin kanë dhe një djalë. Ajo e ka mohuar të ketë krijuar një lidhje tjetër, por zërat përflasin se modelja tashmë është në një marrëdhënie me një bukurosh milioner.

Flitet për modelin amerikan, Pavlo Zengo, të cilin Adrola  e ka postuar në profilin e saj, madje dhe i ka uruar ditëlindjen shoqëruar me një zemër.

Por, çfarë thotë Adrola për këtë?

E pyetur nga ‘bleta’ thumbuese e emisionit “Thumb” se s’i qëndron e vërteta për lidhjen me milionerin amerikan, Adrola ka mohuar gjithçka.

“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë?! Nuk është e vërtetë, sigurisht,”- i është përgjigjur Adrola pyetjes së gazetarit.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz adrola dushi amerikan milioner modele pavlo zengo adrola dushi amerikan milioner modele pavlo zengo

Sondazh

Poll