Bota

VIDEO/ Shembet ndërtesa në Gjeorgji, dyshohet për viktima, disa fëmijë të lënduar

8 Tetor 2021, 11:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Shembet ndërtesa në Gjeorgji, dyshohet për viktima, disa

GJEORGJI- Një ndertesë banimi në Gjeorgji është shembur. Nationalpost shkruan se një pjesë e ndërtesës në qytetin e Batumit u shkatërrua komplet.

Ende nuk dihet se sa viktima ka nga shembja e banesës, ndërkohë që mësohet se ndërtesa ka qenë të paktën 5 kate e lartë. Dy fëmijë, një 1 vjeç dhe një 3 muajsh, u gjetën në një makinë të parkuar, ndërkohë që njëri prej tyre ishte plagosur lehtë. Të gjithë banorët e ndërtesës janë evakuuar, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës shtatëkatëshe.

Disa dëshmitarë thanë se shembja ndodhi pas një shpërthimi, ndërsa disa banorë vendas thanë se mund të ishte shkaktuar nga punimet e vazhdueshme të riparimit në katin e dytë të ndërtesës.

#accident #incident #collapsed In #Batumi (Georgia), part of a residential building collapsed, there are casualties. pic.twitter.com/BlWsL6Uswr

— Aleksander Onishchuk (@Brave_spirit81) October 8, 2021

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll