Bota

Pamje të rënda/ Sulm ndaj një xhamie në Afganistan, mbi 50 të vdekur dhe 140 të plagosur

8 Tetor 2021, 12:11 Nga DOSJA
Pamje të rënda/ Sulm ndaj një xhamie në Afganistan, mbi 50

AFGANISTAN– Një shpërthim është dëgjuar në një xhami në qytetin verilindor të Afganistanit, Kunduz, gjatë lutjeve të së Premtes, duke shkaktuar vdekje të shumta, sipas talebanëve.

Sot, një shpërthim ndodhi në një xhami të bashkatdhetarëve tanë shiitë si rezultat i të cilit një numër i bashkatdhetarëve tanë u martirizuan dhe u plagosën,” tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, duke shtuar se një njësi speciale po mbërrinte në vendin e ngjarjes për të hetuar.

Fillimisht, mediat e huaja raportuan mbi 100 të vdekur, por më vonë u konfirmuan zyrtarisht 50 viktimat e para, ndërsa numri i të plagosurve vlerësohet në më shumë se 140.

Banorët në Kunduz, kryeqyteti i një krahine me të njëjtin emër, i thanë agjencisë së lajmeve AFP se shpërthimi goditi xhaminë gjatë lutjeve të së Premtes. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Deadly blast at Shiite mosque in Afghanistan’s Kunduz#Afghanistan #Kunduz pic.twitter.com/YRv71ANlty

— Newsistaan (@newsistaan) October 8, 2021

Explosion reported in Sayed Abad Mosque in northern #Kunduz province#Afghanistan pic.twitter.com/mhBqTDth9Q

— Newsistaan (@newsistaan) October 8, 2021

Imazhet grafike të shpërndara në mediat sociale, të cilat nuk mund të verifikoheshin menjëherë, treguan disa trupa të përgjakur të shtrirë në dysheme. Një video tjetër tregoi burra që mbanin njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, larg vendit të ngjarjes.

Ka pasur disa sulme, përfshirë në një xhami në Kabul, javët e fundit, disa prej të cilave janë marrë përsipër nga një grup i armatosur i lidhur me ISIL (ISIS).

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota suulm ne nje xhami ne afganistan zabihullah mujahid suulm ne nje xhami ne afganistan zabihullah mujahid

Sondazh

Poll