Politike

Arben Kraja takohet me ministren e Drejtësisë së Kosovës! Reforma dhe vettingu pjesë e diskutimeve

7 Tetor 2021, 14:20 Nga DOSJA
Arben Kraja takohet me ministren e Drejtësisë së Kosovës!

TIRANË– Ditën e sotme, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja është takuar me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiun dhe delegacionin e saj. Në këtë takim u diskutua mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi, procesin e vetingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Po ashtu, gjatë takimit u prekën dhe arritjet që janë dhënë si rezultat i këtyre proceseve, por edhe sfidat konkrete me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri.

Në diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanishme dhe praktikave të SPAK për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albulena haxhiu arben kraja albulena haxhiu arben kraja

Sondazh

Poll