Aktualitet

KQZ kërkon rishikim të materialit zgjedhor dhe pajisjeve së informacionit

6 Tetor 2021, 18:20 Nga DOSJA
KQZ kërkon rishikim të materialit zgjedhor dhe pajisjeve së

TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar rishikimin  e fletëve të votimit, materialit zgjedhor dhe të pajisjeve të teknologjisë së informacionit të përdorura në zgjedhje.

KQZ  ka thënë se  kjo është është një procedurë verifikimi që realizohet pasi të jetë shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, dhe bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.

Në projektudhëzimin e bërë publik, KQZ shkruan se procesi i këqyrjes do të realizohet në seancë publike me pjesëmarrjen e subjekteve politike, mediave, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të subjekteve të tjerë vëzhgues të zgjedhjeve.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komisioni qendror i zgjedhjeve kqz komisioni qendror i zgjedhjeve kqz

Sondazh

Poll