Aktualitet

VIDEO- E moshuara SHPËRTHEN në protestë: Lumturia vjen me lekët e drogës zoti ministër jo me të bukës!

6 Tetor 2021, 15:56 Nga DOSJA
VIDEO- E moshuara SHPËRTHEN në protestë: Lumturia vjen me

TIRANË– Në mesin e qytetarëve të cilët morën fjalën në protestën e ditës së sotme ishte dhe një e moshuar. Me ton të lartë zëri ajo bëri të ditur se ndodhet në protestë për shkak të pensioneve. E moshuara thotë se ministri, duke mos bërë të ditur se cili, është ndjerë i lumtur për rritjen e çmimeve. Me ironi, ajo tha se lumturia i vjen me lekët e drogës e jo me të bukës.


“Kam ardh si pensioniste për të mbështetur vetëm popullin e thjeshtë se për politikë nuk do ngrihesha, nuk jam për asnjë ngjyrë por jam për pensionet. Sa do e rrisë qeveria çmimin, vallë do e kompensojë këtë? Lumturia vjen me leket e drogës zoti ministër jo me lekët e bukës. Poshtë dikaktura dhe qeveritarët. Është vendi më i pasur në botë por më i shtypuri nga këto banda kriminale”-tha e moshuara.

Rritja e çmimeve/ Qindra qytetarë protestë para Kryeministrisë: Të hënën, sërish në shesh!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll