Aktualitet

Mezi flet! I moshuari nuk mundet më, del në protestë: Në dimër ngrohemi me kuverta, s’kemi mundësi…

6 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Mezi flet! I moshuari nuk mundet më, del në protestë: Në

TIRANË – Qytetarët kanë dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar për rritjen e çmimeve, të energjisë elektrike dhe të shportës ushqimore.

Pyetjeve nga gazetarët ata iu përgjigjen të revoltuar dhe u shprehën se situata ka arritur kulmin.

Një qytetar, i cili pyetet se çfarë pretendon ai nga protesta dhe nëse do vazhdojë të protestojë nëse s’ka ndonjë reagim, thotë se ka dalë për bukën e gojës e nuk do të ndalet.

“Kjo dihet që populli ka dalë për bukën e gojës. Do protestoj ditë e natë se jam në hall të madh. Të dal të lyp? Apo të punoj ? Ska punë, rri në shtëpi se je 62 vjeç më thotë (flet per qeverinë)”, shprehet ai

Me çfarë ngroheni në dimër ? e pyet gazetarja.

“Në dimër ? Me kuvertë, me atë mbështillemi. Dhe fëmijët që punojnë nga shtëpia, se është Covidi, prapë me kuvertë mblidhen. Punojnë nga tetë orë atje në shtëpi”, thotë ai i prekur.

Gazetarja e pyet nëse e paguan dot faturën e ujit, të energjisë dhe të gjitha çmimet që ka vendosur qeveria dhe ai i thotë se jo.

Me rritjen që ka filluar që nga marsi , me rritjen ushqimore të vajit, sheqerit, orizit, makaronave… ja dhe buka tani, është akoma më keq. Po të ngrihet edhe energjia akoma më keq. Sa vjen e bëhet më keq. Ne shtresa e varfër kemi shumë probleme”, përfundon qytetari.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve/ Qindra qytetarë protestë para Kryeministrisë: Të hënën, sërish në shesh!

(m.k/dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll