Bota

“Vullkanet janë jetë”, si pasurohet oqeani nga shpërthimet shkatërruese në tokë

5 Tetor 2021, 20:13 Nga DOSJA
“Vullkanet janë jetë”, si pasurohet oqeani nga

SPANJË– Shpërthimi i vullkanit në La Palma, është një kujtim i gjallë mbi forcën shkatërruese të natyrës, por teksa është e padobishme mbi tokë, për jetën detare është një bekim i madh.
Kur llava arriti detin pranë ishullit këtë të martë, shumë qenie nënujore që patën të pamundur të notonin, u vranë menjëherë. Megjithatë, ndryshe nga toka, mbi të cilën llava qëndron e pajetë për dekada të tëra dhe me pyjet që u duhet rreth një shekull të rikthehen, jetën detare ajo e ndihmon të përmirsohet shumë më shpejt. Një studim i kërkuesve në Institutin Spanjoll të Oqeanografisë dhe Universitetin e Las Palmas në Gran Canaria, panë pasojat e Tagoro, një vullkan që shpërtheu nën ujë jashtë ishullit të afërt El Hierro në 2011. Shpërthimi, i cili vazhdoi për gati gjashtë muaj, shkaktoi ndryshime të tilla ekstreme në temperaturën, aciditetin dhe përbërjen kimike të ujit në rezervatin detar Mar de las Calmas, saqë të gjitha gjurmët e jetës u fshinë në zonën e njohur për zhytjet rekreative.

Sidoqoftë, studiuesit zbuluan se brenda tre vjetësh, me përjashtim të një rrezeje prej 200 metrash nga krateri, i gjithë vullkani nënujor ishte i mbuluar me jetë dhe jo vetëm format themelore të jetës si fitoplanktoni, por organizmat nga sipërfaqja e oqeanit deri në shtratin e detit, përfshirë peshqit, kallamarin dhe oktapodin. Biomasa e fitoplanktonit ishte më e madhe se para shpërthimit. Megjithatë, edhe pse kishte më shumë, u vu re një rënie të biodiversitetit.

E teksa jeta detare në La Palma mund të përballet me një të ardhme të ndritur sapo vullkani të stabilizohet, në tokë pamja është e zymtë. Llava ka shkatërruar 855 ndërtesa, ka bërë qindra hektarë tokë të papërdorshme dhe ka varrosur rreth 17 milje rrugë.

Përkthyer nga The Guardian. 

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vullkani ne spanje vullkani ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 5 Tetor 2021, 17:59

“Sinjalizuesja” e Facebook del para Kongresit

SHBA –  Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve ...