Bota

Pacolli takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë, tregon gjendjen e tyre

5 Tetor 2021, 19:43 Nga DOSJA
Pacolli takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë, tregon

HAGË – Behgjet Pacolli, Presidenti i Aleancës për Kosovën e Re, ka dhënë detaje rreth takimit që sot pati në Hagë, me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe ish-deputetin e vetëvendosjes, Rexhep Selimin.

“Sot ishte një ditë ku unë munda të shkojë dhe t’i vizitojë pjesëtarët e UÇK-së, ku po mbahen në Hagë. Pata mundësinë që përveç presidentit Thaçi pata mundësinë ta takojë edhe ish-kryeparlamentarin Veseli dhe ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi”, tha ai.

Ai foli edhe rreth gjendjes së ish-krerëve të UÇK-së të cilët aktualisht po përballen me një proces nga Dhomat e Specializuara.

”Pata mundësinë që përveç presidentit Thaçi pata mundësinë ta takojë edhe ish-kryeparlamentarin Veseli dhe ish-deputetin e VV-së Rexhep Selimi”.

Ai foli edhe rreth gjendjes së ish-krerëve të UÇK-së të cilët aktualisht po përballen me një proces nga Dhomat e Specializuara.

”Mirë, ata moralisht ishin mirë, edhe me shëndet mirë. Të gjithë e dinë që janë në një proces ku ata duhet të punojnë shumë me avokatët e tyre, për të treguar që lufta e UÇK-së, ka qenë luftë e pastërt.Dhe jam i bindur dhe unë që shumë shpejt do t’u tregohet opinionit botërorë se këta njerëz mbahen koti atje dhe pa asnjë arsye”.

I pyetur nëse nga bisedat ka mundur ta kuptojë nëse ata ishin të kënaqur me mbështetjen e institucioneve vendore ndaj tyre, ai ka thënë se nuk ka hyrë për atë qëllim.

”Nuk hyra në atë drejtim por mbështetja nuk duhet të mungojë nga Kosova”.

”Qeveria e Kosovës duhet të ketë më shumë kujdes dhe asnjëherë të mos ua ndalë mbështetjen këtyre djemve, sepse këta janë atje për pavarësinë e Kosovës që ne sot e gëzojmë dhe askush nuk ka të drejtë të paragjykojë pa marrë parasysh cka është ajo. Ne tani duhet të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet juridike që t’i mbrojmë djemtë tanë” , përfunduar ai.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni behgjet pacolli behgjet pacolli takon ish kreret e uck gjyqi i salih mustafes behgjet pacolli behgjet pacolli takon ish kreret e uck gjyqi i salih mustafes

Sondazh

Poll

Bota 5 Tetor 2021, 17:59

“Sinjalizuesja” e Facebook del para Kongresit

SHBA –  Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve ...