Art&Argëtim

“Mjerë ne”/Vdiq gjatë operacionit, vëllai i Blerta Pepës i pikëlluar: Dy vite pa ty, drejtësia s’ka akoma një përg

10 Qershor 2019, 12:05 Nga DOSJA
“Mjerë ne”/Vdiq gjatë operacionit, vëllai i Blerta

TIRANË– Ermal Pepa, vëllai i Blerta Pepës që vdiq në sallën e operacionit në spitalin “Continental”, ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet scoiale.

Në një foto të publikuar Ermali shkruan se tashmë janë bërë dy vite që motra e tij e vogël është ndarë nga jeta dhe nuk po gjen drejtësi.

Si është e mundur, dy vite pa ty motra ime dhe drejtësia s’ka akoma një përgjigje. A mjerë ne, që do ta jetojmë gjithmonë këtë fatkeqësi,”- shkruan Ermali teksa foton e ka shoqëruar me një ikonë fytyre të mërzitur.

Blerta Pepa, këngëtarja e talentuar, vdiq dy vite më parë gjatë një operacioni në gju në spitalin “Continental”. Familjarët e 16-vjeçares hodhën në gjyq spitalin privat për mjekim të pakujdesshëm ndaj vogëlushes.

Atëkohë spitali pretendoi se vdekja e pacientes kishte ndodhur si pasojë e një komplikacioni të rrallë, por mesa duket çështja gjyqësore ende nuk paska marrë fund. 

Blerta ishte e njohur për publikun pasi ka qenë konkurrente e edicionit “Gjeniu i Vogël” në vitin 2014.

Dy vëllezërit e saj, Ermal dhe Roland Pepa një vit më parë i dedikuan një këngën “Si ta pranoj”, në motrës së tyre të vogël.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz blerta pepa ermal pepa roland pepa vdekja e 16-vjecares blerta pepa ermal pepa roland pepa vdekja e 16-vjecares

Sondazh

Poll