Politike

Kryeministri Edi Rama niset drejt Spanjës me Kushin, OBJEKTIVI: Bashkëpunimi me universitetet

3 Tetor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Kryeministri Edi Rama niset drejt Spanjës me Kushin, OBJEKTIVI:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt shtetit të Spanjës. Mësohet se këtë herë, Rama ka zgjedhur të marrë me vete ministren e Arsimit, Evis Kushi, për shkak të takimeve që do të zhvillohet në Spanjë në lidhje me fushën e arsimit.

Objektivi i këtij udhëtimi do të jetë bashkëpunimi me universitetet prestigjioze mes Shqipërisë dhe Spanjës, por ende nuk dihen detaje konkrete nga axhenda e kryeministrit të Shqipërisë.

Në Spanjë, Kreu i Qeverisë pritet të diskutojë edhe për qëndrimin që do të mbahet në raport me Maqedonin e Veriut, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Pas Spanjës, kryeministri Rama do të niset drejt Sllovenisë, ku më 6 Tetor organizohet samiti mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne spanje evis kushi edi rama edi rama ne spanje evis kushi

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2021, 14:50

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo feston sot 79-vjetorin e lindjes. Djali i saj, regjisori dhe producenti i njohur, Petri Bozo ka ...