Politike

Presidenti Meta uron homologun gjerman për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Procesi i Berlinit është jetik për integrimin

3 Tetor 2021, 11:09 Nga DOSJA
Presidenti Meta uron homologun gjerman për Ditën e Bashkimit të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në këtë ditë të veçantë për Gjermaninë, ai vlerëson miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Meta në postimin e tij gjithashtu ka shkruar se Shqipëria mbetet  mirënjohëse për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë. Mëta gjithashtuka përmendur Procesin e Berlinit, të cilin e quan jetik për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Postimi i Plotë:

I nderuar zoti President, Shkëlqesia Juaj, Frank-ëalter Steinmeier. Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për ju dhe popullin mik gjerman. Në këtë ditë të veçantë  dhe të rëndësishme për vendin dhe popullin tuaj, me shumë gëzim dëshiroj të vlerësoj miqësinë e thellë e të sinqertë si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë.

Vendi im mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dëshiroj t’ju falënderoj, Zoti President, edhe për mbështetjen që vendi juaj, përmes Procesit të rëndësishëm të Berlinit, hapi një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’ju siguroj se ky proces jetik për të gjithë ne, mbetet rruga më e qartë e më e sigurt për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen dhe vlerat europiane.

Nënvizoj, në këto çaste të rëndësishme për të gjithë rajonin tonë, se do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale, në dobi një rajoni të paqtë, të begatë dhe të integruar në Bashkimin Europian. Së bashku me urimet më të mira për ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dita e bashkimit te gjermanise frank-walter steinmeier ilir meta dita e bashkimit te gjermanise frank-walter steinmeier ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2021, 14:50

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo feston sot 79-vjetorin e lindjes. Djali i saj, regjisori dhe producenti i njohur, Petri Bozo ka ...

Politike 2 Tetor 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur rreth arritjes së marrëveshjes së reciprocitetit të targave midis Kosoës dhe Ser...