Politike

Qytetari ndjek ‘Foltoren’ nga SHBA! I dërgon foton Berishës me uniformën e Marinës Amerikane, ish-kryeministri:

3 Tetor 2021, 05:43 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë disa foto të pamjeve që vijnë nga qytetarët anë e mbanë botës duke ndjekur përmes telefonit të tyre ‘Foltoren’. Një ndër to ishte fotoja ‘e veçantë’ nga ‘foltorja’ e Shkodrës, ku një prej mijëra ndjekësve virtualë të takimeve të tij, i ka dërguar foton me uniformën e Marinës Amerikane dhe në sfond foltorja e radhës ku fliste ish-kryeministri.

‘E veçante!!’-shkruan Berisha krah fotos.

Më pas, ai postuar dhe disa pamje të tjera që vijnë nga shtete të ndryshme të botës.

‘Foltorja ndiqet me interes te madh ne Neë York, Boston, Bruksel, Frankfurt etj! ‘- shkruan më tej Berisha.

Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha jashte grupit te pd foltorja per pd sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 2 Tetor 2021, 14:50

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo feston sot 79-vjetorin e lindjes. Djali i saj, regjisori dhe producenti i njohur, Petri Bozo ka ...

Politike 2 Tetor 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur rreth arritjes së marrëveshjes së reciprocitetit të targave midis Kosoës dhe Ser...