Insights

Berisha frymëzon më shumë se Basha?!

3 Tetor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Berisha frymëzon më shumë se Basha?!

Tani nuk ka më paqartësi për ata që jetojnë me PD, sic jam edhe unë. Sali Berisha ngriti frymën e rrëzimit të Bashës, një frymë që ishte e fjetur në zemrat dhe shpirtrat e demokratëve sidomos pas humbjeve rradhazi. Sali Berisha e nisi për interes personal por për demokratët nuk ka rëndësi. Për demokratët, interesi i përbashkët është shumatore e përputhjes së interesave personal të shumë njerëzve dhe të gjithë apo shumica nuk e do më Lulzim Bashën.

Pse një burrë 80 vjeçar pa asnjë pushtet 8 vitet e fundit frymëzon më shumë se kryetari Basha? Pse një person non grata nga USA është më i besueshëm se kryetari Basha? Shumë e thjesht sepse Sali Berisha ka tre karakteristika që Basha si pati kurrë: 1. Ai e mban fjalën e dhënë! 2. Ai i mbron, i mban, i mbështet bashkëpunëtorët e tij! 3. Familjarët nuk urdhërojnë veprimet e tij për interesat e tyre ekonomike. Këto janë 3 arsyet pse Berisha do e fitoj këtë betejë me Lulzim Bashën.

1- Sali Berisha po tha po është po, ndërsa mjafton ti referohemi betejave publike edhe ajo atyre që dimë ne anëtarët e angazhuar: Basha po tha po, është çdo gjë por vetëm po nuk është. Mashtron edhe për orën tha Meta dikur. Edhe asnjë politikan që e njohu apo punoi me të nuk tha që mban fjalën.

2- Sali Berisha po bën edhe sot foltoret me ish bashkëpunëtorët e tij, që edhe pse me poste sot nuk e hedhin poshtë sepse ai ju ka qëndruar burrë i fjalës. Lulzim Basha ka 16 vjet në politikë, nuk ka asnjë person që ta ketë bashkëudhëtar të tij, mbështetes të tij, duke fillua që nga stafi i ngushtë që zor se i gjen një këshilltar, një sekretare, një shef kabineti, zyrtar kabineti që të ketë qëndruar me të këto 16 vjet. E duke vazhduer te njerëzit politik, që cdo 4 vjecar edhe në opozitë shfaqej me të rinj e të vjetër të ricikluar po kurrë me figura stabile. Sigurisht që kjo e dyta është edhe rrjedhojë e të parës që nuk mban fjalën.

3- Aksioni i sotëm i Sali Berishës është edhe një vertëtim qe nuk komandohet nga interesat e familjarëve. Sigurisht do ishte idiote mos pranonim që Sali Berisha ka bërë korrupsion ne pushtet sic thote USA apo që Shkelzeni me shume mundesi se justifikon dot Gerdecin apo pasurinë. Por ama prap Berisha e ndan politiken nga familja edhe sikur i biri te shkoj ne burg ai vazhdon përplaset me usa dhe Bashën. Ndërsa Basha edhe në opozitë (jo më në pushtet) është i kapur nga interesat e veta ekonomike. Vilën që e mori nga tërmeti medemek e ka akoma, ka dy vjet nuk rikostrukton dot shtëpinë e tij sipas fjalëve të tij. Po të ishte kryeministër si do rindërtonte mijëra pallate!!! Vila, makina, llogari bankare te kunatit, zyra pa qera, bonuse e para për shefin e opozitës. Nuk e bëjnë atë peng të Ramës sic thotë Berisha, po të pafuqishëm përballë oligarkëve që as nuk i denoncon dot dhe që nesër do i pasuroj njëlloj si Rama.

Për këto arsye frymëzon një njeri që demokratët e dinë që sdo bëhet kurrë kryeministër më si Sali Berisha. Demokratët sot gjetën rastin të kapen pas Berishës për të larguar Bashën.

Sigurisht që nuk i heq asnjë presje shkrimit tim që Berisha është e kaluara dhe Basha bëri mirë që e përjashtoi. Por ndoshta bëri edhe më mirë sec e prisnim, sepse me një gur hoqëm dy zogj: Lulzim Bashën, humbës seriale që nuk frymëzon as nënkryetarët e partisë që i vuri vetë. Sali Berishën që kësaj rradhe do largohet përfundimisht por me betejë të fituar, me PD që e rizgjoi dhe që e adhuron. Nuk ikën si humbës por si fitues.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione lulzim basha rita lumi sali berisha lulzim basha rita lumi sali berisha

Sondazh

Poll

Insights 29 Shtator 2021, 12:55

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për ...

Insights 29 Shtator 2021, 09:06

Dy deputetë për vete dhe dy poezi

Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...

Insights 22 Shtator 2021, 08:17

Prindër, lërini fëmijët zbathur

Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër...

Insights 19 Shtator 2021, 11:56

Berisha jo Basha!

Si fjali mund ta shkruash: Berisha jo, Basha! ose Berisha, jo Basha! Cdo lexues e zgjedh vetë ku e vendos presjen por edhe te drejtën në këtë histori. Modestish...

Insights 16 Shtator 2021, 19:36

“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh ...