Insights

Berisha jo Basha!

19 Shtator 2021, 11:56 Nga DOSJA
Berisha jo Basha!

Si fjali mund ta shkruash: Berisha jo, Basha! ose Berisha, jo Basha! Cdo lexues e zgjedh vetë ku e vendos presjen por edhe te drejtën në këtë histori. Modestisht si aktiviste i kam ndjekur zhvillimet që nga data e famshme 19 Maj kur në mënyrë të papritur për ne por jo për aktorët besoj, u shpall non grata për korrupsion Sali Berisha.

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit me firmën e sekretarit Blinken tregon seriozitetin maksimal të kësaj cështje. Berisha nuk e pranon, normale! Asnjë nga ata qe dalin non grata e ka pranuar se DASH ka të drejtë. Por ne të gjithë e dimë që DASH nuk merr vendime të këtij lloji pa bërë verifikime edhe procedura të stërholluara. Fakti që edhe u vonua kaq shumë tregon edhe me seriozitet në vendimarrje.

Mjafton të shikosh pasuritë e Shkëlzenit që as profesioni nuk i dihet për të kuptuar. Por përtej kesaj që është një çeshtje që drejtesia duhet ta vazhdoj, cfare duhet të bente PD? Cfare duhet bente Basha si lider i saj?

Ambasadorja doli qarte ne parlament nuk hyhet me non grata. PD ka bere betejë me Dakon dhe Doshit pikerisht se ishin non grata. Duke interpretuar edhe ligjin e dekriminalizimit si pamundesi per te marr mandat. Berisha e ka mbështetur këtë pikëpamje që non gratat nuk duhet të kenë mandat por jo kur vjen puna te bytha e tij. Basha u tregua më i butë dhe delikat sec mundej, nuk e përjashtoi nga asgjë! Thjesht përkohësisht e pezulloi si anetar i grupit të PD! Berisha duhet te ishte i lumtur me kaq.

Por jo, Sali Berisha mendon se PD duhet te hante bar dhe Basha te flinte gjume edhe mos benin asgje kur ai shpallej non grata nga partneri dhe superfuqia boterore SHBA. Me perralla sovraniteti (koncept ky i perdorur per shtetet dhe jo per partine politike) mundohet te justifikoj egon e tij te thyer nga vendimi i drejte dhe minimalist i Bashes. Mundësisht ti dilnin kundër edhe SHBA që egoja e tij mos të cënohej.

Flet për statut njeriu që se ka zbatuar kurrë në krye të PD! Unë jam e para që kam shkruajtur kundra Bashës kur shkelej statusi, mund ti gjeni shkrimet. Por ceshtja Berisha nuk ishte ceshtje statuti por ceshtje stature politike qe duhet tregonte Basha.

Flet për dorëheqje pas humbjeve të zgjedhjeve, njeriu që ka humbur mbi 5 here zgjedhjet si drejtues opozite nga 1997-2005 dhe nuk e dha dorëheqjen derisa humbi si kryeminister.

Nëse Berisha e ka betejë për dinjitet atëherë duhet ta bente i vetem pa mburojne e PD, pa siglen e PD, pa kostot e PD.

Sali Berisha dhe jo Basha duhet te ishte ai qe te merrte vendimin per te dhene dorëheqjen kur u shpall non grata, por ai se beri. Zgjodhi te kercenonte publikisht SHBA dhe Bashen indirekt qe ai do merrte partine edhe skishte njeri qe ta ndalonte te hynte ne parlament. Ndersa tani pas vendimit zgjedh te shkoj hoteleve me 200 petrita e te shaj Bashen duke mohuar veten ne keto plot 16 vjet qe nga 2005 kur e ftoi Bashen ne PD.

Berisha po tregon që nuk e ka problem edhe një 97 tjetër, mjafton që ai të betohet kur vendi digjet si President. Nuk e ka problem që PD të digjet por ai të betohet si kryetar. Ka harruar diçka Berishes dhe jo Bashes, koha i ka mbaruar.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Insights 16 Shtator 2021, 19:36

“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh ...

Insights 16 Shtator 2021, 10:24

Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, ...