Insights

“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

16 Shtator 2021, 19:36 Nga DOSJA
“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh që shkaktoi vendimi i State Departament of USA për të shpallur “non grata” liderin historik të së djathtës Berisha, po e shdëron PD-në në një ndërtesë gjysëm të shkatëruar, ringritja e së cilës do të kërkonte ndoshta dekada. Burokratët amerikanë që ndikuan në marrjen e këtij vendimi, i dinin mirë këto pasoja dhe e goditën PD-në pikërisht në momentin e saj më të dobët.

Çuditërisht ata nuk e morrën këtë vendim as në vitin e mbrapshtë 97 kur Berisha ishte në pozitën e tij më të dobët. I “tradhëtuar” nga krahu i tij i djathtë Basha të cilit i dha gjithë privilegjet e mundshme, Berisha sot ndihet si personazhi i novelës së shkrimtarit të madh Markez: Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Përpjekjet e tij për të demokratizuar PD-në do të kishin vlerë nëse do të ishin bërë pas zgjedhjeve të 2017-s, ku Basha bëri një marrveshje kulisash me Ramën që i kushtoi Partisë Demokratike rezultatin më të dobët në zgjedhje.

Sot aksioni i Berishës vetëm sa do ta përçajë edhe më tepër PD-në në opozitë, duke ia shtruar më asfalt Ramës rrugën e pushtetit. Me të gjitha pushtetet në dorë ku spikat veç të tjerash edhe ai i “drejtësisë se re” me yll në ngritje Dvoranin, Rama tashmë do të fusi në xhep edhe pushtetin e fundit që nuk është përfshirë ne vilajetin e tij, Opozitën. Ikja e PD-së nga Parlamenti dhe dordolecët e mbledhur nga fundrat e listave që e gëlltitën karemin dhe u bënë shtojcë e pushtetit, duket se i zgjoi Ramës ëndrrën e tij të fshehtë për të qeverisur i vetëm, pa kundërshtarë. Eksperimeti i Gjuzit Jenisherit & co, duket se po i jep frytet e veta edhe me opozitën e hallakatur nga humbja e 25 Marsit.

Aksionit për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve, Basha iu përgjigj duke uzuarpuar njësoj si Rama karrigen e kryetarit duke mos i lëne kohë kandidatëve të tjerë as të shkelnin të gjitha deget e PD-së. Berisha ka shumë të drejtë kur akuzon Bashën tani për uzurpim, po këto do kishin vlerë nëse do ishnin thënë më parë. Që kur Basha përjashtoi nga kandidimi Astrit Patosin, me arsyetimin e çuditshëm se e paraqiti me vonesë kandidturën?! Të ardhur nga një sistem diktatorial, shqiptarët (madje edhe brezi i ri që nuk e ka jetuar diktaturën), duket se nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten me mungesën e lirisë. Të zgjedhjeve të lira, apo edhe të fjalës se lirë. Tani edicionet e lajmeve fillojnë dhe mbarojnë me K/Ministrin që është ylli gjithnjë në ngjitje.

Po bombardohemi me projektet 3D dhe sukseset imagjinare të liderit global duke prodhuar lajme fallco siç ishte edhe ai i afrimit të Bosnjes në “Ballkanin e Hapur”. Një pjesë e rëndësishme e medias sot i ngjan personazheve të Gogolit të komedisë “Revizori”. “Media ngjan me dy ndihmësat e prefektit që hynë në zyrën e tij për të raportuar se në provincë po vinte një revizor nga Moska. Dera e vogël nuk i nxinte të hynin njëherëshi, por ata e gjeten zgjidhjen duke u futur anash”.

Me një sistem patronazhimi të ngritur në “nivel profesionistësh” dhe me ndihmën e pakursyer edhe të “drejtësisë së re” të cilët e gjetën “armikun” te gazetarët e Lapsit dhe jo te pushteti, Rama do mbretërojë i qetë. Kështjella e fundit tani që ylli i Prsesidentit Meta po perëndon,“Gjykata kushtetuese” me gjasa do jetë e K/Ministrit. Madje nuk është çudi që të drejtohet nga ylli i miqve tanë amerikanë, Adrian Dvorani. Lideri i opozitës Basha që gris fletët e votimit në kuvend, por që bën autokritike sa herë që “ndërkombëtarët” i tërheqin veshin, vetëm sa do ta “gudulisë” pushtetin e Ramës. I mbetur në rolin e dordolecit që nuk tremb dot as zogjtë e arrës, e jo ë pushtetin e Ramës, ai do vazhdojë me “devotshmëri” opozitën e lëne përgjysën nga Kujtim Gjuzi. Opozitës sot i duhet një lider i vertetë. I pakapur nga kulisat e pushtetit dhe të oligarkeve rreth tij.
Nga ana tjetër kolonelit Berisha nuk ka kush t’i shkruaj.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog ilir gjini shkrimi i ilir gjinit ilir gjini shkrimi i ilir gjinit

Sondazh

Poll

Insights 16 Shtator 2021, 10:24

Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, ...

Insights 8 Shtator 2021, 08:48

Adi Krasta: Elitat

Nga Adi KrastaTani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjig...

Insights 6 Shtator 2021, 06:57

Jo rend të ri botëror pas Afganistanit

Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona dollarë në një vend të pazhvilluar, të varfër. Më kot. Lodhja e luftës u përhap. Perëndimi e mbivlerë...