Aktualitet

Shikon Forcat ‘Shqiponja’, hedh KOKAINËN në tokë duke ia mbathur vrapit! Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

2 Tetor 2021, 11:23 Nga DOSJA
Shikon Forcat ‘Shqiponja’, hedh KOKAINËN në tokë duke

TIRANË– Një 22-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke shitur kokainë në Tiranë. I riu në momentin që ka pikasur forcat ‘Shqiponja’ që ishin në patrullim, ka hedhur në tokë qesen transparente të dyshuar si kokainë e më pas është larguar. Mirëpo arratia i ka zgjatur pak pasi policia mundi ta kapte dhe ta arrestonte.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë“- njofton policia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne tirane kokaine ne tirane

Sondazh

Poll